Një 42 vjeçar gjendet pa shenja jete në Dobrushë të Istogut

Prishtinë | 29 Qer 2022 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut.

Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, tha se bëhet fjalë për një person të moshës 42 vjeçare.

“Rreth orës 11:40 është njoftuar policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut. Ai është gjetur nga një fqinj i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”. Tani në konsultim me prokurorin do të vendoset nëse trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion”- tha Gashi.

Ai theksoi se po zhvillohen hetimet për të sqaruar rrethanat lidhur me rastin.

Viktima i takon komunitetit boshnjak.

Të ngjashme