Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Margëlliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, Ermal Debrova, 46 vjeç, ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, kur për shkaqe ende të paqarta ka rënë bashkë me shtyllën.
Përplasja ka rezultuar fatale për 46-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit tragjik.