Një 45-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje të martën në Prizren, njoftoi Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 06:50, e viktima Q.B. dyshohet se këtë e ka bërë me revole.
Patrullat policore thanë se i janë përgjigjur menjëherë rastit.
“Rreth orës 06:50, dyshohet se një grua është vetëvrarë me armë zjarri. Policia dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai.
Bytyqi tha se viktima dyshohet se është e moshës rreth 45-vjecare dhe se rasti ka ndodhur në shtëpinë e saj.