Një 47 vjeçar nga Komuna e Skenderajt, është në mesin e pesë viktimave gjatë 24 orëve në Kosovë.
Rastet e tjera të raportuara të vdekjes nga koronavirusi vijnë nga komuna e Prizrenit, Pejës dhe Prishtinës.
Moshat e viktimave janë:
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).
Nga raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike se gjatë 24 orëve janë shënuar pesë viktima dhe 160 raste të reja me COVID-19.
Ndërkaq janë testuar 3 mijë e dy persona.