M.K. (1968) nga Koretini i Kamenicës ka mbetur i vdekur pas një aksidenti rrugor, sonte rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Rrafshi i Topanicës”.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Monitor.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se dyshohet se viktima është vetaksidentuar.
“Besohet se një person i lindur në vitin 1968 ka humbur jetë si pasojë e vetaksidentit, duke mos iu përshtatur shpejtësisë ka humbur kontrollin”, ka thënë Hashani për Gazetën Monitor.
Ndërkohë mediat lokale atje raportojnë se makina ka goditur njërën prej barakave që janë të vendosura pranë rrugës kryesore, me ç’rast ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit.