Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi ka rënë me traktorin e tij në lumë, në fshatin Vraniq të Suharekës.
Rreth orës 20:00 nga Urgjenca e Mjekësisë Familjare në Suharekë është pranuar një informatë që bënte me dije se një qytetar është rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lumë tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajramit” në fshatin Vraniq.
Viktima R. K. 60-vjeçar thuhet se ka ndërruar jetë në rrugë për në urgjencë.
Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit.
Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.