Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën pasdite në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Mark Isaku”, në lagjen “Tophane”, ku vdekja është konstatuar nga ekipet mjekësore.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr. ‘Mark Isaku’. Njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipin e mjekeve emergjentë, me ç’rast është konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai.
Dyshohet se burri ka pësuar infarkt në zemër.