Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Kongresi i Tiranës”. Një 61-vjeçar me inicialet F.XH është hedhur nga kati i nëntë i pallatit.
Sipas njoftimit policor, viktima dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, kur ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes. Grupi hetimor sakaq po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.