Një 7-vjeçar goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 06 Sht 2026 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Një 7-vjeçar është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në mbrëmje në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, transmeton Gazeta Metro.


Në përplasjen e ndodhur rreth orës 19:27 janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Fëmija ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është liruar nga trajtimi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për media ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit nuk ka qëndruar në vendin e ngjarjes.Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty”, deklaroi Veseli.

Policia ka nisur veprimet për identifikimin e automjetit dhe personit që ishte në timon. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente.

Të ngjashme