Një alpinist i vdekur dhe mbi 200 të tjerë të bllokuar në Everest

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Një i vdekur dhe më shumë se 200 alpinistë të tjerë janë ende të bllokuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet.

Qindra banorë dhe ekipe shpëtimi u mobilizuan për të pastruar borën që bllokonte aksesin në zonë, e cila shtrihet në një lartësi prej mbi 4 900 metrash.

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar tashmë 350 persona në qytetin e vogël të Qudang.

Autoritetet janë në kontakt me të gjithë alpinistët që janë ende të bllokuar.

Alpinistët ishin dyndur në zonë ditët e fundit, duke përfituar nga një festë kombëtare tetëditore, por shumë prej tyre u kapën në befasi nga kushtet e papritura ekstreme të motit./

Të ngjashme