Dikur, diku, lexova që duhet të kesh shumë kujdes se çfarë do të jetë ajo, gjëja e parë, që do dëgjosh ose lexosh çdo mëngjes. Dhe ajo çka bëja deri tani ishte se çdo artikull motivues, shprehje frymëzuese ose video inkurajuse që më rastiste gjatë ditës, e shkarkoja në celular që ta lexoja mëngjesin tjetër. Kështu më niste dita bukur!
Sot më erdhi një mendim. Po sikur të gjitha ato shprehjet, artikujt, dhe video-t motivuese të përmblidheshin në një artikull të vetëm?! Diçka që do e lexoj me qejf çdo mëngjes, dhe kështu veprova.
Të flesh herët. Dita fillon që në mbrëmje.
Para se të shkosh në shtrat, të kesh organizuar të nesërmen. Me letër dhe laps. Mos ia lër të nesërmen fatit. Ditët bëhen muaj dhe muajt bëhen vite. Njëherë jeton. Respekto faktin.
Zgjohu herët. Shumë herët. Nëse mendja tënde dëshiron të dremitë, mos e lejo. Të mësosh të mos negociosh me mendjen tënde. Të bëhet ajo çka thua ti.
Çdo mëngjes shikoje veten në pasqyrë dhe buzëqeshi. Foli me të mira. Miku yt është. Më i miri që ke.
Të përgatisësh një mëngjes të mirë. Jo vetëm për ty, edhe për dikë që ke nevojë.
Të shkosh për një shëtitje ose për vrap, kudo që të jetosh. Për të paktën 20 minuta. Në këtë mënyrë ndizet motori yt. Të dëgjosh diçka ndër sa ecën. Fjalime frymëzuese. Njerëz të frymëzuar. Dy punë në një rrugë.
Buzëqesh te ata që takon. T’u thuash mirëmëngjesi. Dhe le mos ta kthejnë. Do të kenë arsyet e veta.
Të shkosh në punë me gëzim. Edhe nëse nuk të pëlqen. Nëse është e nevojshme gjej një tjetër. Por përsa kohë je atje, nderoje atë. Kështu nderon veten.
Të punosh në grup dhe të jetosh kolektivisht. Nuk bëhet ndryshe.
Të kursesh pak nga paga tënde. Edhe nëse nuk ke ndonjë page të rëndësishme. Të mendosh që po kursen për veten tënde.
Të hash paradrekë. Të kesh kujdes për veten tënde ashtu si për asnjë tjetër. Një banane, ose një mollë. Është e lehtë.
Pi shumë ujë.
Të kesh një fletore me qëllime, me objektiva!
Ndiqi ato. Fshiji dhe rishkruaji ato. Ato janë motivimi i jetës tënde. Në përgjithësi të shkruash. Të bën mirë. Qetëson shpirtin tënd.
Gjej 15 minuta për të lexuar. Çdo ditë. Kufizo rrjetet sociale. Është një gënjeshtër që nuk ke kohë. Ti do ta gjesh atë.
Të shikosh më pak televizor. Sikur një orë në ditë të eliminoje, do të kurseje 360 orë, që janë ekuivalente me 9 javë pune. Kur të tjerët do të kenë 12 muaj, ti do të kesh14.
Lexo më tepër. Mos beso gjithçka. Të përmirësohesh çdo ditë. Deri në ditën e fundit të jetës tënde.
Të shoqërohesh me më të mirët. Ata që kanë diçka më shumë se ty. Mos ki frikë prej tyre. Mos u bëj xheloz për ta. Ata do të çojnë më tej, më lart. Ti bëhesh si ai me të cilin shoqërohesh. Vendosh standarde të larta.
Gëzohu me gëzimin e tjetrit.
Mos u merr me thashetheme. Shiko punën tënde. Vetëm veten definon.
Merr frymë thellë. Le të fryhet barku kur e bën edhe pse nuk është në mode. Jetoje jetën. Kur qesh të qeshësh me shpirt. Kur lëndohesh, ndjeje dhimbjen. Nuk je prej xhami. Nuk do të thyhesh. Do të mbijetosh dhe do të vazhdosh jetën normalisht.
Mos beso në fat. Ti e krijon fatin tënd. Besoje dhe do të ndryshojë rrënjësisht jeta jote. Të vishesh bukur. Të Kujdesesh për veten sikur të jesh personi më i rëndësishëm në botë. Ti je. Thjesht ende s’ta kanë thënë. Mos u shqetëso për opinionet e të tjerëve. Dëgjoji ato. Por më pare dëgjo opinionin tënd!
Mbylli sytë dhe ëndërro.
Gjithmonë bëj një vepër të mirë. Ndihmo njerëzit rreth teje. Sidomos ata që nuk i njeh.
Familja jote nuk mbaron tek fëmijët tuaj. Të gjithë janë familja jote. Vetëm kështu do të jesh i/e lumtur, nuk bëhet ndryshe.
Të vesh re bukuritë rreth teje. Kudo ka.
Mbaj një ditar me bukuritë e jetës. Çdo ditë ka të paktën 100. Shkruaji të gjitha. Nëse nuk i shkruan, harrohen. Kam dëgjuar që thuhen edhe mrekulli. Ti ecën edhe kjo është një prej tyre. Shkruaje! Mos e tejkalo!
Kalo kohë me veten. Mos ki frikë. Nuk është vetmi. Është keq të mos mund të qëndrosh vetëm me veten tënde. Nëse ti nuk mundesh, pse ta bëjë dikush tjetër? Mos qëndro vetëm duke përdorur rrjete sociale. Nëse do të kishe dike përballë, a nuk do të ishte mungese edukate? Respektoje veten!
Nxire veten për një shëtitje. Çoje në kinema. Dhe kudo tjetër të ju pëlqejë. Të ndihesh qetë dhe të të respektosh. Ndoshta nuk e di, por jeta jote është marrëdhënia që ke me veten.
Të duash të afërmit tënd. Por së pari të duash veten. Mos u gënje. Në këtë botë vjen dhe ikën vetë. Pa fëmijët tënd. Pa makinën. Pa paratë tënde.
Vetëm dashuria nxë në bagazhin tënd. Ajo që ke dhënë dhe ajo që ke marrë. Vetëm dashuria ekziston. Kjo është arsyeja pse je këtu. (Revista Psikologji)
***Autorja është psikologe këshillimi