Një “Audi A4” vidhet në oborrin e Policisë

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka thënë se një veturë e tipit ‘Audi A4’, ngjyrë e zezë po dyshohet se është vjedhur gjatë natës në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut.

Ky automjet i cili u sekuestrua nga policia nën dyshimin se është e falsifikuar, hetimet pritet ta zbulojnë se kur është larguar nga aty.

Hetimet pritet ta zbulojnë se si ka arritur vetura të nxirret jashtë pasi stacioni policor është i rrethuar dhe ruhet nga zyrtarët policor.

“Ne e kemi iniciuar një rast, është njoftuar prokurori për këtë punë dhe jemi duke punuar në atë drejtim. Ne e kemi sekuestruar një veturë nën dyshimin se është vjedhur, mirëpo diku pasmesnatës, nuk po dihet ende koha, sepse është duke u hetuar, është marrë-vjedhur parimisht nga një kryerës që është ende i panjohur. Ne normalisht, e kemi njoftuar edhe Inspektoratin Policor për këto veprime dhe së bashku me prokurorin janë në zhvillim e sipër”, tha Hoti në një prononcim për mediumin Paparaci.

Të ngjashme