Legjenda e gjalle e karatesë shqiptare, Enver Idrizi, ka thënë se së shpejti boksierit të mirënjohur shqiptar, Aziz Salihu, do ti sigurojnë banesë.
Këtë iniciativë ai e ka ngrit së bashku me shokët e tij që vinë nga sfera e politikës, artit dhe biznesit.
“Së bashku me disa shokë kemi ngrit inicijativ ti ndihmojmë Aziz Salihut pasi ai sot banon në banesë me qira në Prishtinë dhe mendoj se për një legjendë të tillë siç është Zizi nuk meriton të ketë një jetë të tillë. Andaj e pashë të arsyeshme së bashku me disa shokë, siç është Behxhet Pacolli, Meda, Labinot Tahiri dhe disa tjerë, duke mos anashkaluar edhe të gjithë njerëzit që dëshirojnë ti ndihmojmë, t’ia sigurojmë Azizit një banesë ku do jetë më i relaksuar me familjen e tij. Ai tani është i dobët edhe me shëndet dhe i duhet një ndihmë e tillë”, tha Enver Idrizi, duke shtuar se Azizi meriton edhe më shumë.
“Njerëzit si Aziz Salihu nuk duhet mi harru sepse ai ka dhënë kontribut si në sport ashtu edhe në politik. Duhet cekur se ai ka qen i malltretuar e i rahur në kohën e okupimit, vetëm me pretekst se po organizon aktivitet të ndryshme”, tha Idrizi. (Zhurnal)