Bankat vendore kohëve të fundit kanë ngritur shqetësimin se persona të panjohur po telefonojnë klientët e tyre. Të njëjtit duke u thirrur si persona zyrtarë të bankave po ua kërkojnë qytetarëve të dhënat personale.
Prandaj sot Banka Ekonomike u ka bërë thirrje klientëve të saj të mos i ndajnë informatat personale me askënd.
“Në asnjë rrethanë, Banka Ekonomike nuk ju kontakton për të kërkuar informata mbi kartelat bankare apo informacionet e tjera të ndjeshme. Andaj, mos u ekspozo ndaj përpjekjeve mashtruese, asnjëherë mos i ndani informatat e ndjeshme përmes telefonit, SMS, e-mail, apo/dhe platformave të tjera”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e bankës.