Një boshnjak në Prizren, ka marrë lëndime të rënda trupore, si shkak i një sulmi nga tre persona të panjohur.
Viktimës gjithashtu ia kanë marrë edhe portofolin me 50 euro. Sipas, Policisë së Kosovës viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa një ngatë dyshuarit i komunitetit ashkali është arrestuar dhe pas intervisimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull K/Boshnjak, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur, të cilët nga xhepi ia kanë marrë portofolin me 50€ kesh para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa njëri nga të dyshuarit mashkull K/Ashkali është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.