Një burrë arrestohet në Podujevë nën dyshimin se dhunoi një burrë tjetër

Prishtinë | 14 Qer 2025 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Podujevë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një burrë tjetër.

Policia tha se për ngjarjen që dyshohet se ka ndodhur më 12 qershor, i dyshuari u arrestua një ditë më pas.

Ai është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM – Podujevë 12.06.2025-01:00. Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./

Të ngjashme