Të martën në Drenas një person është arrestuar pasi e kishte sulmuar fizikisht një grua pasi kjo e fundit e kishte goditur aksidentalisht me veturë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”.