Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Munih të Gjermanisë si reagim ndaj një incidenti afër qendrës dokumentuese të nazizmit, tha të enjten policia gjermane.
Policia në qytetin jugor gjerman i kërkoi publikut që ta shmangte atë zonë, përmes një postimi në platformën X, raporton agjencia “Reuters”.
Policia tha gjithashtu se një helikopter ishte dislokuar në zonë për të siguruar pamje më të mirë të situatës.
Gazeta “Suddeutsche Zeitung” më parë raportoi se të shtëna kishte përballë Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit, që ndodhet vetëm disa metra larg qendrës dokumentuese të nazizmit.
Schüsse vor dem israelischen Generalkonsulat in München. Das NS-Dokuzentrum ist direkt nebenan. pic.twitter.com/k1r819o9Rj
— Ronen Steinke (@RonenSteinke) September 5, 2024