Një burrë është arrestuar pasi sulmoi tre zyrtarë policorë dje në Prishtinë derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje.
Siç njofton policia, zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. UÇK, Prishtinë 31.10.2024 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.