Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gllogoc, të premten rreth orës 17:55.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.