Një burrë vdes në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

Prishtinë | 03 Mar 2026 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 2 mars rreth orës 11:30, një burrë i cili kishte shkuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të disa problemeve shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Të ngjashme