Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 23:54 | Nga Ekonomia Online
Oscar Alberto Martinez Ramirez donte një jetë më të mirë për vajzën e tij të vogël Valeria – por në vend të kësaj ata do të kujtohen për të vdekur ndërsa përpiqeshin të kalojnë Rio Grande.
Bëhet fjalë për një ngjarje që përfundoi me tragjedi, për të cilën janë publikuar pamje prekëse, në të cilat ata shihen të shtrirë të vdekur në brigjet e lumit, derisa ishin përpjekur të hyjnë në SHBA.
Siç bëhet e ditur, ai futi vajzën e tij 23-muajshe në bluzën e tij dhe krahët e saj janë rreth qafës së tij, ndërsa ajo e mbërthente në momentet e saj të fundit.
Fotografitë e tyre u bënë shembull i vuajtjeve dhe pasojave me të cilat ballafaqohen migrantët, në tentim për të gjetur një jetë më të mirë.
Por imazhe të tilla, përcjell Telegrafi, për fat të keq nuk kanë munguar gjatë dekadës së fundit.
Dhe përveç tyre, dekada e fundit është karakterizuar edhe zhvillime të tjera dramatike – të cilat lirisht mund të themi se ishin jo pak në numër.
Për tua risjellë në mendje, ne kemi vendosur që përmes pak fotografive tua prezantojmë disa nga fotografitë që shokuan botën.