Një delegacion me ushtarakë shqiptarë si dhe të huaj të KFOR-it ka vizituar portin e Durrësit.
Delegacioni u prit nga zv/drejtori Ekzekutiv, Petrit Çerçizi, i cili u uroi mirëseardhjen mysafirëve të tij, si dhe nënvizoi rëndësinë që kanë takime të tilla.
Gjatë takimit në një nga sallat e Drejtorisë Ekzekutive të APD grupi prej 7 drejtuesish dhe specialistësh ushtarakë u informua nga specialistët e sektorit të Promocionit dhe të Sigurisë portuale mbi kapacitetet dhe mënyrën e funksionimit të portit më të madh të vendit, përcjell ATSH.
Specialistët portualë kanë bërë të njohur edhe projektet që kanë nisur të zbatohen në hapësirën portuale.
Grupi i ushtarakëve vizitoi gjithashtu Terminalin Perëndimor dhe sallën operative të FSPD-se ku u njohën nga afër me standardet që zbatohen në APD.
Kohët e fundit porti i Durrësit është vizituar nga disa delegacione të NATO-s dhe KFOR-it.