Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, anëtarët Alban Krasniqi dhe Sami Hamiti dhe drejtorin e SKQZ’së, Burim Ahmetaj.
Ata kanë biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
“Me kënaqësi takuam delegacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të udhëhequr nga kryesuesi, z.Kreshnik Radoniqi, anëtarët, z.Alban Krasniqi, z.Sami Hamiti dhe drejtorin e SKQZ-së, z.Burim Ahmetaj, me të cilët biseduam rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.”
Rama ka thënë se janë të gatshëm që të zbatojnë obligimet e veta ligjore për të ofruar mbështetje për KKZ’të.
“Ne jemi të gatshëm që të zbatojmë obligimet tona ligjore duke ofruar mbështetje për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në aspekte të ndryshme, si hapësira pune, depo, transport, objektet publike për nevoja të votimit apo ambiente tjera për organizimin e trajnimeve të komisionerëve dhe numëruesve si dhe hapësira për adaptimin e Qendrave Komunale të Numërimit.”