Një delegacion i ShKK-së po qëndron në vizitë zyrtare 10-ditore në ShBA

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 15:43 | Nga

Delegacioni i Lartë i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Nehat Thaçi, po qëndron për vizitë zyrtare dhjetë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Udhëheqësit e ShKK-së kanë zhvilluar takim në zyrën qendrore të ICITAP në Washington si dhe po marrim pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit Korrektues të ShBA-së në Minesota.

Delegacioni i ShKK-së është pritur nga Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit Korrektues të ShBA -së James A. Godles i cili u njoftua nga Drejtori i Përgjithshëm i ShKK-së, Nehat Thaçi për rolin, funksionin, të arriturat dhe sfidat e ShKK-së.

Gjatë takimit Thaçi gjithashtu ka kërkuar që në të ardhmen Asociacioni të shqyrtoj mundësinë e Akreditimit të institucioneve Korrektuese të Kosovës me theks fillestar Burgun e Sigurisë se Lartë. Vizita e delegacionit do të vazhdoj në shtetin e IOWA-së dhe Colorado.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme