Një person ka raportuar në polici se i është zhdukur nipi që nga data 13 gusht.
Ai ka thënë se janë bërë dy javë që kur djali ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë familja nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Ramadan Rexhepi, Ferizaj 13.08.2020-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djalli i vëllait të tij, viktima mashkull kosovar, prej datës 13.08.2020 kishte dalë nga shtëpia, më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tij.