Një e mitur lind në QKUK, policia nisë hetimet

| 12 Nën 2019 | 11:51 | Nga

Policia e Kosovës po heton një lindje që u bë në QKUK, nga një e mitur.

Rastin, policia e ka konsideruar si “bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

“Nga QKUK është njoftuar se viktima femër K-Ashkalike (e mitur) ka lindur në repartin e gjinekologjisë. Sipas viktimës, ajo është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull K-Ashkali. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Të ngjashme