Të martën e kaluar (14.11.2023) një e mitur, shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari gjendet në arrati.
“Ferizaj 14.11.2023, 13:30. Viktima femër shtetase e Shqipërisë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.