Një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një person në Fushë Kosovë.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.