Një e mitur nga Prishtina, ka njoftuar Policinë e Kosovës se para disa ditëve përmes rrjetit social “Instagram”, është njoftuar me një person, me të cilin është takuar disa herë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, në takimin e fundit i dyshuari ka tentuar me dhunë të kryej marrëdhënie seksuale.
“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Viktima është intervistuar në prani të prindit-nënës dhe punëtorit të QPS, kurse të dyshuarit nuk i dihet adresa e banimit. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti”, thuhet në raportin e policisë.