Një grua e moshuar ka vdekur në Aeroportin e Prishtinës, sapo kishte ardhur nga Zvicra.
Vdekja e saj është konstatuar nga mjekët, ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP “Adem Jashari, Valentina Gara.
Ajo ka thënë se udhëtarja ka vdekur sot brenda objektit të aeroportit, ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës.