Edin Dzeko është padyshim legjendë e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Karriera e tij në klube të mëdha anë e mbanë Evropës, e vendos atë në podium edhe krah më të mirëve të të gjithë Ballkanit.
Ndërsa sonte ndeshja ndaj Suedisë, do të jetë e funda e tij me fanellën boshnjake pasi që ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar.
Dzeko, largohet kështu si futbollisti me më së shumti paraqitje me kombëtaren e tij, ku bëri plot 151 paraqitje si dhe është golashënuesi më i mirë me 73 gola, ku ndihmoi Bosnjën të arrinte 2 Botërore, atë të 2014 dhe 2026.