Një tentim vetëvrasje raportohet të ketë ndodhur sot në qytetin e Mitrovicës.
Një femër dyshohet se ka dashur të vrasë veten, duke përdorur një sasi të konsiderueshme të barnave.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, për rajonin e Mitrovicës.
“Është raportuar se si pasojë e përdorimit të tepërt të medikamenteve tretman mjekësor ka kërkuar viktima femër kosovare. Me autorizim të prokurorit hetuesit policorë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale – vetëvrasje në tentativë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “2 Korriku”.