Një fëmijë 2 vjeçar ka rënë nga dritarja e një restoranti në qytetin e Prizrenit.
Për shkak të lëndimeve që ka pësuar ky fëmijë, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai theksoi se rasti është trajtuar si lëndim aksidental.
“Rasti është trajtu si lëndim aksidental. Gjatë kohës së iftarit ka ra dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve. Rasti ka ndodh në Prizren dhe njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Fëmija është 2-vjeç”, tha Gashi.