Një fëmijë, në Sarajevë i infektuar me koronavirus raportohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
Mediat atje, raportojnë se i mituri kishte qenë i shtruar në repartin e izolimit të Klinikës Pediatrike të Qendrës Mjekësore Universitare në Sarajevë, transmeton Reporteri.
Ai u përpoq të vriste veten duke pirë acid, derisa paraprakisht ishte konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Në mjekimin e fëmijës është i përfshirë edhe një psikiatër.
Gjendja shëndetësore e fëmijës aktualisht raportohet se është e mirë