Një tjetër kosovar është mbytur sot në bregdetin shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne Velipojë dhe viktima është një 13-vjeçar me inicialet L.I.
“Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmije L.I., 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.
“Ekipi mjekësor dhe Policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por fëmija ka ndërruar jetë. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.