Një fëmijë vdes si pasojë e tërmetit në Kroaci

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë 15-vjeçar ka vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka goditur Zagrebin të dielën.

“Një ekip mjekësor shkoi në terren dhe gjeti nën rrënoja të një ndërtese një fëmijë që më nuk kishte shenja jete”, ka thënë Instituti i Mjekësisë në Zagreb.

Sipas raportimeve në Kroaci, Zagrebi u godit nga tri tërmete të fuqishme në mëngjes, ndërsa situata u bë më e vështirë për shkak të rrezikut nga përhapja e kronavirusit.

Në mëngjes është mbledhur kreu shtetëror në një mbledhje te jashtëzakonshme. Qytetarët janë të frikësuar por edhe të hutuar sepse u është thënë që të rrinë në shtëpi për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit ndërsa të tjerët u kanë thënë që të rrinë jashtë. Situatën e bën më të vështirë edhe moti shumë i ftohtë për këtë kohë. Ministri i brendshëm i Kroacisë Davor Bozhinoviq u ka thënë qytetarëve se, pa marrë parasysh tërmetit, të mos harrojnë të mbajnë distancë mes njëri tjetrit së paku 2 metra sepse, siç është shprehur ai “virusi nuk njeh termet”.

Sipas medieve kroate është rrëzuar edhe një pjesë e majës së katedrales së Zagrebit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme