Një ferizajas rrah bashkëshorten pasi ia vonoi çajin

Ferizaj | 11 Dhj 2018 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.K, i cili e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri fillimisht e ka kapur për flokësh gruan e tij, duke e goditur për lavamani me kokë dy-tri herë. “Deri te kjo ka ardhur për shkak se e dëmtuara në ditën kritike derisa kishte qenë duke i shërbyer çaj të pandehurit, e njëkohësisht duke përgatitur mëngjesin për fëmijët, nuk kishte arritur që t’i shërbejë në kohë të pandehurit, me ç’rast të njëjtës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë.

Dëmtimet janë përshkruar edhe në raportin e ekspertizës mjeko-ligjore të datës 3 dhjetor. J.K. me këtë rast ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, që të pandehurin ta shpallë fajtor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme