Një rast i rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të 2 janarit, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë të Jugut, ku një foshnjë është dërguar pa shenja jete në repartin e Emergjencës.
Sipas Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e foshnjës menjëherë pas pranimit në spital.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.