Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të akredituar në vendet e Ballkanit në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Kroaci dhe vende të tjera kanë realizuar një takim të me dy diplomatë të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee dhe Matthew Palmer.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në llogarinë e tij në Twitter, i cili ka publikuar edhe një fotografi të pazakontë.
Ambasadorët përfshirë edhe zyrtarët e lartë nga Uashingtoni, në këtë fotografi shihen duke kërcyer me duart e ngritura lart.
Fotografia është realizuar në Sarajevë gjatë një takimi pune mes ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit.
“Jam mbushur me energji prej takimit me ambasadorët amerikanë nga rajoni, ku diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit dhe të sigurisë rajonale, dhe për forcimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Delawie.