Një fund i pandershëm po i vjen Vjosa Osmanit

Prishtinë | 05 Gus 2024 | 16:36 | Nga Avni Arifi

Raportet me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shumë të rëndësishme për Kosovën, por edhe institucioni i Presidentit të Kosovës nuk është i parëndësishëm siç e interpretoi Kurti.

Kurti përfilli shumë më shumë qëndrimet e Mimoza Kusari Lila për komunikimin dhe koordinimin me Radojçiqin sesa pohimet e Presidentes se vendit në një incident të rëndë protokollar.

Mospërfillja e qëndrimeve të Presidentes lidhur me incidentin nga ana e Kurtit shpërfaq qasjen që Kurti gjatë këtyre katër vitesh ka pas ndaj Vjosa Osmanit.

Për Kurtin Vjosa ka qenë vetëm Notere e Vetëvendosjes dhe në momentin kur Vjosa vetëm se dyshohet se ka filluar të mendojë pakëz ma drejt është duke e ndjerë përbuzjen dhe poshtërimin e Kurtit.

Besoj që Vjosa e din se e ka edhe një vit statusin e Presidentes dhe kurrë më me përkrahje të VV-së.

Me fjalë të tjera një fund i pandershëm po i vjen Vjosës e cila në të gjithë të këqijat e Kurtit në degradimin e pozicionit të Kosovës në botë me shkronja të forta e ka vulën e Vjosës, dhe do te mbahet ne mend si notere e saktë e Kurtit pa asnje sukses presidencial.

Të ngjashme