Lajm i hidhur për futbollin kosovar.
Një futbollist 16-të vjeçar ka ndërruar jetë pas një sulmi kardiak që e pësoi gjatë ndeshjes së juniorëve të Trepçës 89 dhe FC A&N.
Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.
I ndjeri ishte pjesë e Trepçës ’89 dhe Kosovës U17.