Gebelsi i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, me një investim minimal arriti t’i shkaktojë dëm maksimal Kosovës. Këtë fitore të madhe diplomatike të Serbisë, që po celebrohet nga New York Times deri te Sputnik, ia mundësoi kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti.
Pranimi i 1 mijë testeve kundër Covid-19, si “shenjë e vullnetit të mirë të Serbisë”, i ka imunizuar kriminelet serbë që i kryen mbi 400 masakra në Kosovë dhe mbi 20 mijë dhunime, duke vrarë rreth 13 mijë civilë të pafajshëm, mbi 1 mijë prej të cilëve ishin fëmijë.
Brenda një dite, Kurti i shndërroi në humanistë!
Me një gabim fatal në politikën e jashtme, Kurti e pranoi ndihmën serbe pa kërkimfalje, pa kthimin e të pagjeturve dhe pa reparacionet.
Kurti e ngriti Serbinë në nivel me Rusinë dhe Kinën, që si vende janë duke investuar në mbarë botën, sidomos në Ballkan, për krijimin e një imazhi pozitiv.
Kryeministri i shkarkuar duhet ta kuptojë se nuk ka vullnet të mirë në marrëdhënie ndërkombëtare, por ka vetëm interesa!
Ky akt nuk ishte interes i Kosovës, por vetëm i Serbisë!