Një shtetas gjerman është arrestuar pasi dyshohet se kishte lidhje me një punëtor të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Gjermane (BND), i cili u arrestua në dhjetor si i dyshuar për spiunim për Rusinë.
I dyshuari Arthur E. u arrestua të dielën në aeroportin e Mynihut me ndihmën e FBI-së.
Prokurorët kanë thënë se Arthur E nuk punon për shërbimet e inteligjencës. Në vend të kësaj, ata besojnë se ai ia përcjelli Kremlinit informacionet nga i njohuri i tij, oficeri i BND-së, Carsten L.
Carsten L, agjenti i dyshuar i dyfishtë, u shpall më vonë fajtor për dorëzimin e dokumenteve në CIA dhe inteligjencën ruse, ai u dënua me tetë vjet burgim.
Arrestimi i tij në dhjetor ishte hera e parë që një punonjës i BND-së ishte arrestuar për tradhti të dyshuar që kur Markus Reichel u arrestua në vitin 2014.
Arthur E. u kthye në Gjermani ku u arrestua pasi kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.