Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka treguar se ka qenë në homazhe në Rezallë ku e takoi një grua dëshmori, nënën Havë.
Kjo e fundit e pyeti për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili bashkë me krerë të tjerë po gjykohen në Hagë.
“Kur po vjen Hashimi? A e lëshuan ma?” Ishte pyetja e parë që na e bëri nëna Havë sot në Rezallë. “Edhe Bedrinë tem gjashtë vite e kanë mbajtë në burg në Serbi” vazhdoi të rrëfente nëna Havë derisa rrinte ulur tek varrezat e martirëve në Rezallë. Burri i nënës Havë është një nga 98 martirët e masakrës së Rezallës” shkroi Çitaku në facebook.