Një grua dhe vajza e saj u theren me thikë në Londër

Prishtinë | 12 Gus 2024 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Një grua dhe vajza e saj 11-vjeçare janë therur me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Leicster, në një nga sheshet më të frekuentuara të Londrës.

Lidhur me rastin i dyshuari është prangosur dhe viktimat janë dërguar për trajtim në spital.

Sipas CNN-it, besohet se nuk ka edhe ndonjë të dyshuar tjetër.

Organet e rendit po i zhvillojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Raportohet se nëna dhe bija, janë jashtë rrezikut për jetë.

Të ngjashme