Një grua është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 18:20 në Gjakovë.
Policia thotë se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES | Gjakovë 20.11.2022 – 18:20. Raportohet se viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.