Një grua në Prishtinë raporton se u sulmua seksualisht në një taksi

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku një grua ka raportuar në Polici se ka qenë viktimë e një sulmi seksual derisa ishte në një mjet taksi.

Sipas njoftimit të Policisë, një mashkull kosovar, i dyshuar për sulm seksual dhe identifikuar si ngasësi i taksi-t, ka përdorur fjalë të ndryshme dhe ka prekur viktimën në pjesën e trupit, veçanërisht në këmbë.

Pas raportimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe, pas një interviste të kryer nga prokuroria, është vendosur në mbajtje.

“Rr. Bill Klinton –Prishtinë 13.11.2023-19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në veturën TAXI, i dyshuari mashkull kosovar – ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme ka filluar ta prekë në pjesën e trupit (këmbë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, rasti sipas raportit 24-orësh të Policisë është iniciuar “Sulm seksual”.

Të ngjashme