Një grua në Shtime raporton se ishte dhunuar para tre muajsh

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Shtime ka raportuar se është dhunuar nga një person para tre muajsh.

Rasti ka ndodhur në janar 2023, ndërsa i dyshuari është i panjohur për të.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se para tre muajsh ishte dhunuar nga një i dyshuar i panjohur për të”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti në procedurë hetimore.

Të ngjashme