Një grua nga Kamenica vdes nga Covid-19

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga virusi Covid-19.

Sipas Msh-së, bëhet fjalë për një grua të grup-moshës 70-79, nga Kamenica.

Në ndërkohë, brenda ditës në Kosovë janë shënuar 16 raste të reja me virusin Covid-19.

Ndërsa, 17 persona janë shëruar nga ky virus.

Të ngjashme